TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ka ndërruar jetë Klisman Preçi, një nga personat që iu bë atentat në Milot mbrëmjen e sotme.
Mësohet se Preçi ka mbërritur i pajetë në spitalin e Traumës në Tiranë. Ndërkohë, personi tjetër i cili u plagos, Ylli Brahimi ndodhet ende në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ky i fundit ka dy plagë, një në kraharor dhe një në këmbë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Milotit në sheshpushimin e një pallatit. Si Klisman Preçi, ashtu dhe Ylli Brahimi i kanë shpëtuar atentateve të ngjashme.
Ky është atentati i dytë në vend, brenda një jave, pas masakrës së Fushë Krujës ku u vranë tre të rinj.