AKTUALITET, 22 Korrik 2022, 22:11

Ervin Salianji: Vendi nën pushtetin e bandave, krimi godet përsëri

Ervin Salianji: Vendi nën pushtetin e bandave, krimi godet

Mbi ngjarjen e rëndë që tronditi pak çaste më parë qytetin e Laçit  ka reaguar deputeti i partisë demokratike Ervin Salianji.

Deputeti thotë se ndërkohë që qeveria pushon në Pogradec dhe ende nuk ka dhënë asnjë mesazh për vrasjen e tre të rinjve nga një ushtri banditësh, sot thuajse në të njëjtën zonë kur pritet lajm për zbulimin e krimit, lajm i zi për qytetarët është një atentat tjetër.

Reagimi:

Ndërkohë që qeveria pushon në Pogradec dhe ende nuk ka dhënë asnjë mesazh për vrasjen e tre të rinjve nga një ushtri banditësh, sot thuajse në të njëjtën zonë kur pritet lajm për zbulimin e krimit, lajm i zi për qytetarët është një atentat tjetër!

Qeveria kujdeset vetëm për të majmur klientelën dhe gjithçka bën është të shpikë sa më shumë marifete për pasurimin e njerëzve të saj! Kontollin në territor e kanë bandat që partnerët e qeverisë në zgjedhje dhe komandantët e Rilindjes pas zgjedhjeve!

Qeveria nuk ka as fuqi as vullnet të luftojë krimin e organizuar dhe bandat! Qytetarët përditë e më shumë shohin pasojat e partneritetit mes qeverisë dhe krimit të organizuar!