TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Forumi Rinor i Partisë Demokratike ka hapur garën për zgjedhjen e kreut të ri.
Në njoftimin e shpërndarë për mediat, bëhet e ditur se afati për të dorëzuar kandidaturën është data 28 korrik.
Dokumentacioni i nevojshëm kërkon edhe një CV, letër motivimi, fotokopje të diplomës së arsimit të lartë, si dhe kualifime të tjera.
Njoftimi i PD-së:
FRPD hap garën për zgjedhjen e lidershipit të ri. Sekretari i Përgjithshëm i FRPD, Grigels Muçollari ka firmosur vendimin për çeljen zyrtare të garës për kreun e ri të FRPD.
Afati për të dorëzuar kandidaturën është data 28 korrik 2022. Ju mund të shkarkoni formularin e aplikimit nëpërmjet këtij linku ???? https://bit.ly/KandidatFRPD.
Dokumentacioni i nevojshëm kërkon edhe një CV, letër motivimi, fotokopje të diplomës së arsimit të lartë, si dhe kualifime të tjera.
Pas plotësimit, jeni të lutur të dorëzoni formularin fizikisht te selia qendrore e PDSH, pranë Bulevardit “Zhan D’Ark”.
FRPD mirëpret të gjitha kandidaturat! Për çdo informacion dhe përditësim na ndiqni në rrjetet tona sociale (@frpdsh) në Facebook, Instagram dhe Twitter.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për FRPD