AKTUALITET, 22 Korrik 2022, 20:59

Shkrumbohet nga zjarri makina në “Rrugën e Kombit”, shpëtojnë dy të rinjtë

Shkrumbohet nga zjarri makina në “Rrugën e Kombit”,
Foto ilustrim

Një makinë është djegur plotësisht pasditen e sotme në “Rrugën e Kombit” në afërsi të fshatit Gziq në Mirditë.

Mjeti ku udhëtonin dy të rinj është shkrumbuar totalisht për shkak të zjarrit.

Fatmirësisht, dy të rinjtë nuk kanë pësuar lëndime.  Nga informacionet deri më tani, nuk dihet shkaku i zjarrit.

Forcat zjarrëfikëse kanë mbërritur në vendngjarje, por pa mundur dot të shpëtojnë mjetin nga flakët.