AKTUALITET, 2 Mars 2022, 10:56

I mbaroi mandati, KLP zëvendëson Gent Ibrahimin me Mirela Bogdanin

I mbaroi mandati, KLP zëvendëson Gent Ibrahimin me Mirela Bogdanin

Këshilli i Lartë i Prokurorisë këtë të mërkurë ka bërë me dije se ka zëvendësuar Gent Ibrahimin të cilit i ka mbaruar mandati në krye të këtij institucioni.

Zëvendësuesja e tij do të jetë Mirela Bogdanin.

Ndërsa mësohet se për postin e kryetarit të KLP-së janë disa kandidatë brenda këtij institucioni. Alfred Balla, Nurihan Seiti, Tartar Bazaj, Mirela Bogdani janë emrat që synojnë postin e kreut të KLP-së.

Ndërsa Sandër Beci është në fund të mandatit dhe mund të mos kandidojë.

Kryetari i KLP-së do të zgjidhet nga radhët e anëtarëve që vijnë nga jashtë sistemit.