AKTUALITET, 2 Mars 2022, 09:24

OKB publikon shifrat: Ja sa civilë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i luftës

OKB publikon shifrat: Ja sa civilë janë vrarë në

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë janë vrarë 136 civilë mes të cilëve 13 fëmijë. 

BBC shkruan se shifrat janë bërë publike nga Kombet e Bashkuara.

Liz Throssell, një zëdhënëse e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, tha se numri i vërtetë i vdekjeve mund të jetë shumë më i lartë.

Throssell tha se shumica e viktimave erdhën si rezultat i granatimeve, sulmeve ajrore dhe eksplozivëve të tjerë.

OKB tha gjithashtu se rreth 400 persona janë plagosur nga luftimet deri tani.