AKTUALITET, 30 Korrik 2022, 18:13

Sulmi kibernetik, Vasili: Shërbimet dixhitale offline! SPAK të hetojë vjedhjet miliona euro të qeverisë me tenderat

Sulmi kibernetik, Vasili: Shërbimet dixhitale offline! SPAK të

Deputeti Petrit Vasili shkruan në rrjete sociale se qeveria e Ramës ka vjedhur miliona euro për shërbimet online dhe rezultati është zero.

Vasili kujton premtimin e Ramës i cili ka deklaruar se nga 1 maji s'do ketë sportele por vetëm shërbime online, ndërsa kujton edhe reagimin e sotëm se shërbimet do të jenë offline pas sulmit kibernetik dhe ndërhyrjeve për rregullime në sistem.

Sipas Vasilit, SPAK duhet të hetojë grabitjet miliona euro me tendera për shërbimet online të qeverisë.

Statusi i Vasilit

Korrupsioni i Qeverise se Rames ka vjedhur qindra milion euro per sherbimet on line,rezultati zero!

Sot njoftohet nga Qeveria perseri bllokimi i sherbimeve publike  on-line.

Ku shkuan qindra milion euro investime, inaugurime dhe fjalime idiote kilometrike te Edi Rames.

Ku vajti revolucioni digital i Edi Rames, qe perfundoi ne revolucionin e hajdutllekut.

Jane vjedhur dhe shperdoruar para' pa fund dhe rezultati ka qene nje krim i vertete:

⬛️Miliona karta identiteti, 
⬛️Qindra mijra numra telefoni, 
⬛️Qindra mijra targa makinash, 
⬛️Qindra mijra lista rrogash  jane ne duar te krimit dhe te mafias.
⬛️Siguria kombetare e tronditur ne themel
⬛️Siguria personale e qytetare te mes te kater rrugeve
⬛️Siguria e bisnesit e shkaterruar katerciperisht.
⬛️Siguria e cdo niveli ne rruge te madhe

SPAK duhet te bente naten e dite per te hetuar grabitje e qindra milion euro me tendera per gjoja sherbimet on line te qeverise, qe kane bere te kunderten dhe kane tronditur kryq e themel çdo siguri te ketij vendi.