TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Zjarr masiv në Devoll, bashkia kërkon ndihmën e Emergjencave Civile: Na sillni helikopter, e pamundur të ndërhyhet nga toka
Disa vatra zjarri janë raportuar ditën e sotme në Shqipëri, ndërsa e fundit është raportuar në Dropull.
Deri tani janë djegur 5 ha pyll drurë të rrallë të llojit Prall dhe 10 ha kullota, zjarri është duke marrë përmasa edhe më të mëdha.
Në vendngjarje janë 40 forca zjarrëfikëse dhe efektivë nga Bashkia e Dropullit.
Shefi i zjarrëfikësve të Dropullit Alqi Kosta, është shprehur, se ka kërkuar ndihmë nga zjarrëfikesit e Libohovës dhe Gjirokastrës.
Ndërkaq kryetari i Bashkisë së Dropullit, Dhimitër Toli, ka kërkuar me urgjencë nga Emergjencat Civile në Tiranë, helikopter për shuarjen e zjarrit masiv pasi është e pamundur të ndërhyhet nga toka.