AKTUALITET, 30 Korrik 2022, 10:57

Procesi i integrimit në BE, Rama konferencë me ekipin e negociatave: Dua që në Bruksel të flitet për cilësinë e skuadrës shqiptare

Procesi i integrimit në BE, Rama konferencë me ekipin e negociatave:

Kryeministri Edi Rama, bashkë me ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka dhe kryenegociatoren Majlinda Dhuka, janë duke zhvilluar një konferencë për mediat me ekipin e negociatave për anëtarësimin në BE.

Ndër të tjera, kreu i qeverisë shpjegoi sesi grupi që do të angazhohet me ecurinë e negociatave do të vendoset tashmë në kryeministri dhe do të ndahet në një farë mënyrë nga Ministria e Jashtme.

Po ashtu, ai kërkoi nga ekipi i negociatave që tashmë të punohet intensivisht që në Brusksel për skuadrën shqiptare të krijohet një përshtypje pozitive.

“Dhuka ika kompetencat e të gjithë procesit që lidhet me përthithjen e normativës evropiane në të drejtën kombëtare.

Ka detyrimin e informimit të vazhdueshëm të parlamentit, por këtu, duke garantuar të gjithë procesin horizontal në komunikim të vazhdueshëm me çdo ministri…”