AKTUALITET, 30 Korrik 2022, 10:36

Të “ribashkuar” pas përfundimit të mandatit të presidentit, Kryemadhi e Meta përshëndesin ndjekësit

Të “ribashkuar” pas përfundimit të mandatit të

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe ish-kryetarja e LSI-së kanë publikuar një foto në mediat e tyre sociale me anë të së cilës urojnë ndjekësit e tyre për një fundjavë të mbarë.

Kujtojmë se për shkak të detyrave, njëri President dhe tjetra kryetare e LSI, Meta e Kryemadhi në shumë raste kanë ndjekur rrugë dhe qëndrime të ndryshme.

Pas 24 korrikut, kur Meta hoqi edhe kostumin e kreut të shtetit, në LSI u mbajt Konventa Kombëtare pas së cilës u zgjodh edhe një organ i përkohshëm për drejtimin e partisë në krye të së cilit është vendosur Meta.

Gjatë kësaj konvente u vendos edhe riemërtimi i partisë nga LSI në Partia e Lirisë.

Postimi i Metës: