AKTUALITET, 30 Korrik 2022, 17:34

Radhë kilometrike në pikat doganore/ Pritje të gjata në Qafë-Thanë dhe Kapshticë, shkak mungesa e energjisë elektrike

Radhë kilometrike në pikat doganore/ Pritje të gjata në

Mesditën e sotme është regjistruar një numër i lartë udhëtarësh duke shkaktuar pritje të gjata në pikat doganore të Kapshticës dhe Qafë Thanës.

Sipas informacioneve nga autoritetet doganore, bëhet e ditur se në Qafë Thanë për shkak të shkëputjes së energjisë elektrike, aktualisht po punohet me gjenerator.

Ndërkaq, po punohet me  2 sportele në dalje dhe 3 në hyrje, ndërsa sa i përket Kapshticës edhe në këtë pikë kufitare ka patur fluks të lartë dhe radhë të gjata për shkak të mosfunksionimit të sistemit.