AKTUALITET, 10 Shtator 2022, 16:08

FOTOT/ I riu shqiptar përplas "Ferrarin" në mes të Romës, humb kontrollin e mjetit dhe godet katër makina të parkuara

FOTOT/ I riu shqiptar përplas "Ferrarin" në mes të

Një i ri shqiptar, teksa po drejtonte një makinë "Ferrari" ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me katër mjete të tjera, të cilat ishin të parkuara.

Aksidenti ka ndodhur në Romë të Italisë, ndërsa siç raportojnë mediat italiane makina luksoze ka pësuar dëmtime të konsiderueshme në pjesën e përparme të saj. Dëmet përllogariten në mijëra euro.

Aksidenti ka ndodhur para syve të shumë kalimtarëve, të cilët kanë ndaluar për të parë makinën e shtrenjtë.

FOTOT/ I riu shqiptar përplas "Ferrarin" në mes të

Shqiptari nuk mundi të rimerrte dot kontrollin e Ferrarit për të shmangur goditjen, kështu që pjesa e përparme në anën e majtë  të makinës u dëmtua. Po ashtu dëmtime pësuan edhe 4 makinat e tjera.

Për fat të mirë nuk ka persona të lënduar, ndërsa policia mori në pyetje shqiptarin me qëllim zbardhjen e rrethanave të aksidentit.