AKTUALITET, 26 Korrik 2022, 14:42

Plagoset minatori në minierën e Martaneshit, dërgohet me helikopter te Spitali i Traumës

Plagoset minatori në minierën e Martaneshit, dërgohet me

Një minator ka mbetur i plagosur rëndë, pasi i ka rënë një sasi shkëmbor në minierën e Martaneshit.

Minatori, M.B., 57-vjeç është dërguar në spitalin e Bulqizës, por më pas është dërguar me helikopter drejt Tiranës për shkak të plagëve të marra.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 14.00., në një subjekt minerar në zonën e Martaneshit, Bulqizë, dyshohet se gjatë punës është aksidentuar shtetasi M. B., rreth 56 vjeç, i cili është dërguar për ndihmë mjekësore më të specializuar drejt Tiranës. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.