AKTUALITET, 26 Korrik 2022, 15:19

Sherr në lokal mes tre të rinjve, ndërhyn policia

Sherr në lokal mes tre të rinjve, ndërhyn policia

Tre të rinj kanë përfunduar me dëmtime të lehta pas një sherri mes tyre në ambientet e një lokali në qytetin e Pogradecit.

Policia bën me dije se sherri ka ndodhur mes një të riu dhe dy vajzave.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasit E. Sh., 34 vjeç; K. B., 25 vjeçe dhe A. B., 27 vjeçe, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi në ambientet e një lokali në qytetin e Pogradecit, 34-vjeçari është përfshirë në një konflikt me shtetaset e mësipërme dhe për pasojë të tre kanë marrë lëndime të lehta fizike.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.