TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

“Partia e Lirisë është patriotike që do të ndezë shpresën”.
Kështu deklaroi Ilir Meta, një ditë pasi mori drejtimin e partisë së re, teksa LSI ndryshoi emrin.
I pyetur nga gazetarët në konferencën për shtyp, nëse Partia e Lirisë është e majtë apo e djathtë, Meta nuk zbuloi një ideologji të qartë të subjektit të ri politik, por theksoi se është patriotike dhe gjithëpërfshirëse.
“Partia e Lirisë, është liria. Sovraniteti është i majtë apo i djathtë? Është gjithëpërfshirëse. Këtu jemi në një moment ku nuk kemi të bëjmë me të majtë apo të djathë. PS është e majtë? Partia e Lirisë është patriotike që do të ndezë shpresën”, deklaroi Meta.
I pyetur nëse do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme vendore, Meta tha se nuk do të bojkotojnë asnjë lloj procesi jo vetëm zgjedhor.
“Partia e Lirisë për aq kohë sa do të jem lider i saj nuk do të bojkotojë asgjë në këtë vend, as seanca plenare, aq më tepër për të bojkotuar zgjedhjet. Në demokraci kush ikën nga zgjedhjet është një dezertor, kapitullues, i blerë, si ai që digjte mandatet ose është me probleme.
Unë nuk jam naiv që të pres demokraci daneze në Shqipëri. Partia e Lirisë është e vendosur të marrë pjesë në të gjitha zgjedhjet dhe është e bindur në një triumf të madh”, deklaroi Meta.