AKTUALITET, 26 Korrik 2022, 13:35

“Tani jam pa xhaketë”- Ilir Meta: Armiku kryesor i lirisë është korrupsioni

“Tani jam pa xhaketë”- Ilir Meta: Armiku kryesor i lirisë

Kryetari i Komitetit Organizativ të Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se tani që nuk është me në zyrën e Presidentit, do të flasë dhe do të nisë nga puna “deri ditën e triumfit jo të Partisë së Lirisë por gjithë popullit të lirisë”.

Ilir Meta: Tani duhet të nisim menjëherë nga puna se tani nuk e kemi më atë kostumin që na sillte dhe atë pyetjen a i lejohet të flasë kështu një presidenti?

Tani jemi pa xhaketë, sot e deri ditën e triumfit jo të Partisë së Lirisë por gjithë popullit të lirisë.

Armiku kryesor i lirisë sot është dhe korrupsioni dhe është ky korrupsion që e ka rënduar situatën e çdo qytetari, familje të ndershme në mënyrën më dramatike e po përzë të rinjtë e të rejat nga vendi.