TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Tre persona në Tiranë kanë rënë në pranga për vepra të ndryshme penale.
Uniformat blu bëjnë me dije se u arrestua në flagrancë shtetasin P. T., 37 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Shtetasi P. T. ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke dalë jashtë banesës.
Njoftimi i plotë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasin P. T., 37 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. Shtetasi P. T. ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke dalë jashtë banesës.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:
– A. M., 44 vjeç, banues në Fier, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur;
– M. L., 37 vjeç, banues në Sukth, pasi u kap duke drejtuar mjetin, pa leje drejtimi.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.