TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Teksa PD ka lajmëruar protestë të hënën, në godinën e jashtme të qeverisë, punonjësit e shërbimit kanë nisur punën për mbrojtjen e saj duke vendosur mbrojtëse hekuri.
Dyert e Kryeministrisë janë blinduar mbrëmjen e kësaj të shtune me veshje metalike.
Sipas selisë blu, aksioni opozitar do të jetë i përjavshëm, në formën e podiumeve me foltore në Bulevardin e kryeqytetit, ndërsa thirrja e një proteste kombëtare i përket një momenti tjetër, javët në vijim.
E hëna e 17 nëntorit do të shënojë dhe tubimin e parë të PD-së pas zgjedhjeve të 11 majit. Organizimin e të hënës PD e ka quajtur si “Parlamenti para Kryeministrisë”.
Opozita proteston për ngushtimin e hapësirave në Kuvend. PD akuzon mazhorancën se nuk lejon zhvillimin normal të seancave parlamentare.