AKTUALITET, 22 Prill 2022, 23:54

Tërmeti i fuqishëm që tronditi Ballkanin, reagon ministri i Mbrojtjes: Ja çfarë thonë të dhënat paraprake

Tërmeti i fuqishëm që tronditi Ballkanin, reagon ministri i

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka reaguar në lidhje me tërmetin e fortë që ra në Bosnje, por që u ndje edhe në Shqipëri. Peleshi i referohet të dhënave paraprake, që thonë se tërmeti me  magnitudë 5.7 të shkallës rihter kishte epiqendrën në Bosnjë.

Ai shkruan se ky tërmet i fortë u ndje edhe në Shqipëri, por deri në këto momente nuk raportohet për të lënduar apo dëme. Ndërsa thekson se strukturat e mbrojtjes civile janë në gatishmëri.

“Të dhënat paraprake nga IGJEUM, konfirmojnë një tërmet të fortë me epiqendër 10 km në Jug- Perëndim të qytetit Mostar, Bosnje Hercegovinë, me Magnitudë 5.7, Thellësia 10 km, 202 km nga Tirana.

Ky tërmet është ndjerë pothuajse në të gjithë vendin por deri në këtë moment nuk raportohet për të lënduar apo dëme. Ndërkohë të gjitha strukturat e mbrojtjes civile janë në monitorim të situatës në të gjithë vendin”, shkruan Peleshi.