TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit e sfidoi duke pirë ujë nga çezma.
“Lodhet ER me propagandë, ja prish filmin EV! Kur qenka uji 24 orë në cdo familje tiranse pse Bashkia Tiranë ble 200,000 Euro ujë të pijshëm në vit për stafin e Bashkisë?”, shkruan Tabaku.

Një ditë më parë në Parlament, Tabaku tha se cilësia e ujit në kryeqytet lë për të dëshiruar. Më pas në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama tha se do publikonte një video në “Tik-Tok” duke pirë ujë nga çezma, madje i tha Tabakut ta presë në shtëpi.
Video e postuar nga Rama në rrjetin social "Tik-Tok".
@ediramatiktok Gëzuar Jorida pi uj Tirone????????????
♬ original sound - EdiRamaTikTok