TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 45-vjeçar nga fshati Potom në Skrapar është aksidentuar teksa punonte tokën e tij me frezë.
Mësohet se nga pakujdesia, Lame Brahos i ka rënë freza në këmbë duke i shkaktuar prerje të shumta.
Pasi ka marrë mjekimin e parë në Spitalin e Skraparit, i plagosuri Lame Braho është transportuar në Spitalin Rajonal Berat, ku ndodhet në Repartin e Kirurgjisë.
Mjekët deklarojnë se gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën