TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën rurale Krutje-Imshtë, në vendin e quajtur kthesa e Ngurrezes.
Mësohet se mjeti tip kamionçinë, me targa LU 9549 B, ka përplasur një motoçikletë.
Drejtuesi Konstandin Sylari është dëmtuar rëndë nga përplasja dhe është dërguar me urgjencë ne spitalin e Lushnjës ku po merr ndihmën mjekësore.
Mësohet se drejtuesi i kamionçinës edhe pse ka frenuar nuk ka mundur të shmangë përplasjen.
Policia në vendngjarje po punon për dokumentimin dhe zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.