AKTUALITET, 22 Prill 2022, 22:14

Gara me makina luksoze, të rinjtë bëjnë shpenzime marramendëse

Gara me makina luksoze, të rinjtë bëjnë shpenzime

Makinat e shtrenjta dhe luksoze po shtohen gjithnjë e më shumë në rrugët e kryeqytetit.

Mercedez Benz, Audi, Ferrari, Maserati janë disa nga markat luksoze që na rastis të shohim në rrugë.

Sipas të dhënave në vendin tonë janë 6 Ferrari, 37 Bentlly, 8 RollsRoyce, 45 Lamborghini, 48  Maserati, 151 Cadillac, 49 makina amerikane GMC.

Vlera e tyre arrin miliona euro. Të rinjtë nuk i shohin makinat thjesht si mjet për të lëvizur por si një investim luksi.

“Gjërat më të bukura dhe më të shpejta që kërkojnë shqiptarët tek makinat e tyre janë pasta e qeramikës që i jep shkëlqim makinës së dyfishtë”, shprehet Kreshnik Ndreu për Euronews Albania.

Kjo makinë është prodhim i vitit 2012, Mercedez Benz. Kreshniku na tregon me detaje se çfarë është ndryshuar tek ajo dhe sa ka kushtuar.

“Kjo ka pasur fenerët e thjeshtë të tejdukshëm, i është bërë fusha e zezë, parakolpi ka qenë ndryshe. Ndërhyrja ka kushtuar tek 3-4 mijë euro”, tregon punonjësi i servisit.

Manifestimi në rrugë dhe konkurrenca me njëri tjetrin është një tjetër faktor që I shtyn të rinjtë të shpenzojnë për makinat

Në muaj, Kreshniku thotë se mund të tjetërsojë diku tek 10 deri në 15 makina.

2178 automjete luksoze qarkullojnë në rrugët e Shqipërisë sipas të dhënave të fundit të vitit 2019.

Për vitin 2022, janë riregjistruar 13.688 makina.  Markat më të përdorura janë Volkswagen, Mercedez Benzi dhe Audi.