AKTUALITET, 22 Prill 2022, 18:04

Zgjidhet kryetari i ri i degës së PD-së në Dibër (Emri)

Zgjidhet kryetari i ri i degës së PD-së në Dibër (Emri)

Komisioni i Rithemelimit ka publikuar rezultatet për zgjedhjet për kreun e degës në Dibër, ku fitues është shpallur Ilir Krosi me 528 vota.

Në këtë proces morën pjesë dy kandidatë, Ilir Krosi dhe Hamza Lleshi, ky i fundit mori 148 vota, ndërsa 5 fletë votimi u shpallën të pavlefshme.

Në zgjedhjet për kryetarin e ri të degës së PD në Dibër kanë marrë pjesë 680 anëtarë demokratë me të drejtë vote.