AKTUALITET, 16 Janar 2023, 15:00

Tërmeti i 26 nëntorit, Balluku: Dëmshpërblimi duhet për të rikonstruktuar shtëpitë dhe jo për konsum familjar

Tërmeti i 26 nëntorit, Balluku: Dëmshpërblimi duhet për

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, gjatë një prononcimi për mediat pas mbledhjes me 4 bashkitëb ku ka pasur dëme nga tërmeti.

E pyetur nga gazetarët, për tërmetin e 26 nëntorit dhe shpërblimin ndaj banorëve të prekur nga kjo fatkeqësi natyrore, ajo u shpreh se, dëmshpërblimi iu është dhënë, duke thesksuar se ajo ishte për të rikonstruktuar shtëpitë dhe jo për konsum familjarnduhet për të rikonstruktuar shtëpitë dhe jo për konsum familjar

Ministria Balluku: "Kemi pasur një mbledhje të shtabeve të të katërta bashkive tani për të koordinuar punën që me thënë të drejtën, duke nisur nga momenti i mbrëmshëm kanë qenë të gjithë grupet në terren. Tashmë është bashkuar edhe Instituti i i Ndërtimit me tre grupe për të bërë vlerësimin e dëmtimeve që janë bërë nga qytetarët dhe do të merren masa për secilën nga banesat që konsiderohet që është dëmtuar nga tërmeti i fundit.

Shpërblimi i banorëve nga tërmeti 26 nëntorit i vitit 2019.

Të gjithaa jane marrë në fund të muajit të kaluar gjithashtu dhe zona e Bulqizës. Ne kemi dosje përkatese që po verifikohen dhe se të gjithë e përsëris janë shpërblyer. Dëmshperblimi duhet për të rikonstruktuar shtepitë dhe jo per konsum familjar. Të gjitha banesat e prekura nga tërmeti i djeshëm kanë dëmtime të lehta por nuk ka pasur lëndime të njerezve. Ato banesa janë të vjetra dhe të ndërtuara vite më parë. Duhet e ketë nderhyrje nga të 4 bashkitë. Te gjithë banorët do evakuoohen dhe do të kërkojme gjithashtu dhe mirkuptimin e tyre. Që dje në darkë në Mat janë verifikuar shtepitë e dëmtuara.
Do ti mbyllim verifikimet e shtëpive brenda 24 oreve".