TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar ditën e sotme disa foto nga Spitali i Ri i Sëmundjeve të Brendshme në QSUT.
Me anë të një postim në Facebook, ai shkruan se ky spital është një investim madhor i projektuar dhe i realizuar duke siguruar standardet më të larta europiane në çdo aspekt.
Sipas Ramës, së shpejti spitali do të hapë dyert si një vlerë e madhe e shtuar në rrugën e Rilindjes së Shëndetësisë.
Postimi i kryeministrit:
MIRËMËNGJES
dhe me Spitalin e Ri të Sëmundjeve të Brendshme në QSUT, një investim madhor i projektuar e realizuar duke siguruar standardet më të larta europiane në çdo aspekt, i cili së shpejti do të hapë dyert si një vlerë e madhe e shtuar në rrugën e Rilindjes së Shëndetësisë, ju uroj një javë të mbarë.