AKTUALITET, 16 Janar 2023, 11:57

Zgjidhet anëtari i nëntë i Gjykatës Kushtetuese

Zgjidhet anëtari i nëntë i Gjykatës Kushtetuese

Gjykata e Lartë ka zgjedhur anëtarin e nëntë të Gjykatës Kushtetuese. Holta Zaçaj do zërë vendin e zv. kryetares Vitore Tushe.

Në mbledhjen e kësaj të hëne, anëtaret e Gjykatës së Lartë, mes Elsa Mihës dhe Zaçes, zgjodhën këtë të fundit, për shkak të pikëzimit.

Zaçaj u zgjodh e para me 84.7 pikë në raport me 82 pikë që siguroi Miha.

Me zgjedhjen e anëtarit të ri, Gjykata Kushtetuese  plotësohet me numrin e plotë prej 9 anëtarësh.