AKTUALITET, 16 Janar 2023, 11:40

Paniku në Tiranë pas tërmetit të mbrëmshëm, Blendi Fevziu poston pamjet nga Sheshi "Nënë Tereza" (VIDEO)

Paniku në Tiranë pas tërmetit të mbrëmshëm, Blendi

Një tërmet me magnitudë 4.7 ballë i shkallës të Rihterit ka goditur të dielën mbrëma Shqipërinë. Epiqendra e tij ishte 10 km në thellë të Tiranës. Lëkundjet u ndjenë në disa qytete tjera duke përfshirë Durrësin dhe Lezhën. Kjo ka shkaktuar panik te qytetarët të cilët kanë dalë jashtë nga shtëpitë e tyre. Numër i madh i tyre janë parë te sheshi përpara Universitetit të Tiranës, siç duket edhe nga video e postuar nga gazetari Blendi Fevziu.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Blendi Fevziu (@blendifevziu)

Referuar të dhënave zyrtare nga Ministria e Mbrojtjes tërmeti ka shkaktuar dëme të lehta më Xibër të Dibrës, por fatmirësisht pa të lënduar në njerëz.

Ndonëse më fillim u tha se tërmeti kishte magnitudë 5.2, ministri Niko Peleshi njoftoi se tërmeti që goditi Shqipërinë mbrëmë kishte mganitudë 4.7.

“Sipas të dhënave paraprake nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile dhe IGJEUM, lëkundje tërmeti  me magnitudë 4.7 Richter, me epiqendër 3 km në jug të Klosit janë ndier në të gjithë territorin e Shqipërisë. Sipas të dhënave të deritanishme raportohen disa dëme të lehta në Njësinë Administrative Xibër, Bashkia Klos. Të gjitha strukturat e Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri dhe në kontakt të vazhdueshëm më të gjitha Bashkitë e vendit”, ka shkruar Peleshi.

Në Durrës raportohet se disa lagje kanë mbetur pa energji elektrike. 

Ndërkohë në qytetet e tjera të vendit është raportuar se lëkundjet e tërmetit ishin të forta dhe kanë ngjallur panik tek qytetarët, me shumë prej tyre që kanë dalë jashtë shtëpive si në rastin e Tiranës dhe të bashkisë Bulqizë.