AKTUALITET, 16 Janar 2023, 12:18

“Qeveria është mafia e shtetit”/ Berisha denoncon sërish: Enver Sheshi kishte vendosur të fliste për inceneratorët, e vranë

“Qeveria është mafia e shtetit”/ Berisha denoncon
Enver Sheshi dhe Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike teksa komentoi zhvillimet e fundit në vend tha se qeveria është mafia e shtetit. Në një deklaratë për mediat, ai denoncoi vdekjen e Enver Sheshit, i cili ishte i arrestuar për aferën e inceneratorëve. Sipas Berishës, vdekja e Sheshit është e mbushur me dyshime, duke akuzuar qeverinë se po përpiqet ta mbulojë. Ish-kryeministri tha se Enver Sheshi kishte vendosur të fliste, ndaj u zgjodh kjo mënyrë për ta eliminuar. 

"Zhvillimet e fundit faktojnë edhe njëherë se ky është shteti i mafies qeveria është mafia e shtetit. Jam këtu për të denoncuar edhe njëherë, errësirën me të cilën qeveria përpiqet të mbulojë vdekjen e të ndjerit Enver Sheshi, arrestuar për aferën e inceneratorëve.

Menjëherë pas komunikatës zyrtare që ngjalltë me shumë dyshime, një breshëri mesazhesh vërshuan, të cilët shprehini bindje se i ndjere Enver Sheshi është viktimë e mafies qeveritare të djegësve. Këto të dhëna, këto informata shtonin se Enver Sheshi i arrestuar për një skemë të devijimit të parave të djegësve kishte vendosur të fliste dhe pas kësaj xhelati mafioz i kësaj afere të tmerrshme e cila ka për kokë direkt Edi Ramën, gjeti mënyrën sipas këtyre burimeve ta cojë në botën tjetër dëshmitarin e rrezikshme"-deklaroi Berisha.