TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri dhe njëherësh kreu i PS, Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme grupin e Partisë Socialiste. Takimi i sotëm vjen vetëm pak orë para nisjes së sesionit të ri parlamentare.
Mësohet se i papranishëm në këtë mbledhje grupi është edhe deputeti i Shkodrës, Agron Çela, i cili iu bashkua PS, pas largimit nga Partia e Lirisë.

Në fokus do të jetë edhe performanca e ministrave dhe deputetëve në aktivitetin parlamentar.
Po ashtu pritet të diskutohen edhe objektivat me strukturat vendore për 14 majin, si edhe qëndrimi me opozitën.
Seanca e sotme edhe pse formale, pritet që të shoqërohet me debate mes mazhorancës dhe opozitës.