AKTUALITET, 4 Gusht 2022, 16:20

Humbi kontrollin e mjetit për shkak të problemeve shëndetësore, ndërron jetë shoferja 60-vjeçare

Humbi kontrollin e mjetit për shkak të problemeve

Një 60-vjeçare me iniciale S.Gj. ka humbur kontrollin e automjetit. Sipas policisë, 60-vjeçarja ka pasur probleme shëndetësore.

Në momentin kur policia ka shkuar në vendngjarje, 60-vjeçarja është gjetur pa shenja jete.

Uniformat blu nuk sqarojnë nëse 60-vjeçarja humbi jetën si pasojë e plagëve të marra nga aksidenti apo për shkak të problemeve të saj shëndetësore.

Njoftimi i policisë:

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Më datë 04.08.2022, në Laknas, shtetasja S. Gj., rreth 60 vjeçe, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, për shkak të problemeve shëndetësore. Pas mbërritjes së shërbimeve të Policisë, në vendngjarje, kjo shtetase është gjetur pa shenja jete.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.