AKTUALITET, 4 Gusht 2022, 12:08

Aksidenti në Rrogozhinë, konfirmohet një viktimë

Aksidenti në Rrogozhinë, konfirmohet një viktimë

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Rrogozhinë, ku për pasojë një person ka humbur jetën.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit”, ndërsa në aksident është përfshirë një kamion dhe një mjet Benz, që siç duket edhe nga pamja, makinë është shtypur plotësisht.

Nga aksidenti, humbi jetën drejtuesi i mjetit.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia, ndërsa po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Kavajë/Informacion paraprak

Më datë 04.08.2022, në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit”, një mjet kamion me drejtues shtetasin I. C., është përplasur me një mjet tip “Benz” me drejtues ende të paidentifikuar.

Si pasojë e aksidentit, dyshohet se mund të kenë humbur jetën dy persona.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.