AKTUALITET, 4 Gusht 2022, 11:52

Vdekja e 7-vjeçares, Berisha: Sot do të jem në protestë si qytetar

Vdekja e 7-vjeçares, Berisha: Sot do të jem në protestë si

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka konfirmuar prezencën e tij në protestën që do të zhvillohet ditën e sotme përballë Ministrisë së Brendshme.

Pas daljes nga familja Avdia, aty ku shprehu ngushëllimet, Berisha tha se do të jetë sot në protestë si qytetar. Po ashtu, ai tha se edhe Partia Demokratike do të jetë prezente. 

'Do të jem në protestë si qytetar. Unë dhe PD do të  jemi si qytetar!'- tha Berisha. 

Shoqëria civile do të zhvillojë pasditen e sotme, në orën 19:00 një protestë para Ministrisë së Brendshme, ku do të kërkohet dorëheqja e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nanos dhe ministres Kumbaro.

Protesta e cila ka moton “Nuk e vrau varka, por shteti”, vjen pas tragjedisë së ndodhur në plazhin e Potamit në Himarë, ku vogëlushja 7-vjeçare, Jonada Avdia, u aksidentua për vdekje nga një skaf që drejtohej nga komisari Arjan Tase.