TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ishte sot në një vizitë për ngushëllim në familjen Avdia në Tiranë, e cila humbi vajzën 7-vjeçare në plazhin e Potamit, pasi një skaf që drejtohej nga komisari i policisë, Arjan Tase e përplasi për vdekje.
“Tepër tronditëse për çdo familje dhe çdo prind, aq më tepër për familjen Avdia, për babain që e përjetoi atë tmerr aq pranë, për vëllain e vogël, për të gjithë, për gjyshin, i cili mezi e kishte pritur mbesën që ajo e kishte përmirësuar gjuhën shqipe. Është një rast i pangushëllueshëm.
Jam i impresionuar nga forca dhe karakteri i kësaj familje. Ishte një tragjedi që nuk ka justifikim nga askush. Jo vetëm nga autori i papërgjegjshëm, por edhe nga shteti, qeveria dhe bashkia, pasi ekziston një legjislacion për sigurinë në plazhe, i cili nuk është respektuar në elementë të tij.
Është një vrasje e paralajmëruar sepse kanë ndodhur raste të tilla edhe më parë. Para pak kohësh kanë ndodhur plagosje që për fat të mirë pa pasoja në vdekje dhe askush nuk e ka vënë ujin në zjarr.
Një papërgjegjshmëri totale. Në një moment duhet të shfaqet pendesa, por edhe marrja e vendimeve të qarta, në të njëjtën moment na shpallet se Shqipëria qenë sivjet e para në rajon sa i takon sigurisë në plazhe dhe turizmit.
Nuk ka tallje dhe fyerje më të madhe për popullin shqiptar”, theksoi ish-Presidenti Meta.