TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-kryeministri Sali Berisha ishte sot në familjen Avdia, e cila humbi vajzën e saj 7-vjecare, pasi u përplas nga një skaf buzë detit, që drejtohej nga një komisar policie.
Në një prononcim për mediat, Berisha dha se krimi i rëndë u krye nga një njeri i qeverisë, ndërsa për komisarin Arjan Tase tha se është një xhelat.
Berisha: Shpreh ngushëllimet më të ndjera, të miat të PD, erdha si qytetar për familjen e Jonadës, e cila humbi jetën në një krim horror dhe ka tronditur thellë çdo shqiptar çdo njeri.
Si ngjarje si krim i shëmtuar duhet të ishe vetëm një individ si ai që e kreu, se kurrë nuk mund të ndodhte një akt i tillë.
Një akt i tillë është jashtë përfytyrimit për një qytetar të thjeshtë. Në fakt ky akt u krye nga një njeri i qeverisë.
Ky akt u krye me një mjet monstruoz krimi, siç ishte skafi me 600 kuaj fuqi. Ky akt u krye në distancën më të afërt me rërën, në prani të qindra fëmijëve pushuesve të tjerë që luanin aty. Në këtë aspekt komisari nuk është asgjë tjetër vetëm një xhelat. Krimi është një dëshmi e një shteti të mbushur me të tillë.