TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dhuna në familje vijon të mbetet problem në shoqërinë shqiptare. Pavarësisht masave dhe ndërgjegjësimit, shumë burra vazhdojnë të dhunojnë partneret apo bashkëshortet e tyre.
E tillë ishte edhe ngjarja e fundit në Livadhja të Vlorës, ku një 49-vjeçar ka goditur me gotë qelqi bashkëshorten e tij, duke i shkaktuar dëmtime. Policia ka arrestuar dhunuesin e dyshuar.
"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Livadhja arrestuan shtetasin P. K., 49 vjeç, banues në fshatin Livadhja, Finiq, pasi dyshohet se ka goditur me një gotë qelqi në fytyrë bashkëshorten e tij, duke i shkaktuar dëmtime", njoftoi policia.