AKTUALITET, 14 Prill 2025, 19:53

Hapja e grup kapitullit për integrimin ekonomik/ Ministri i Jashtëm i Polonisë: Shqipëria do bëhet më tërheqëse për investimet e huaja

Hapja e grup kapitullit për integrimin ekonomik/ Ministri i Jashtëm i

Ministri i Jashtëm i Polonisë, Radosłaë Sikorski në konferencë me kryeministrin Edi Rama tha se konferenca ndërqeveritare me Shqipërinë ishte e suksesshme.

Ai tha se u hap kapitulli i dytë i negociatave që ka të bëjë me tregun e përbashkët.

Ky grup kapitujsh -tha ministri i Jashtëm polak- është jetik për integrimin ekonomik të Shqipërisë.

“E mbyllëm 2024 me një vizitë në Shqipëri dhe në fillim 2025 prita komisioneren Kos në Varshave. Zgjerimi i BE ishte në thelb të  bisedimeve tona.

Pas një konferencë shumë të suksesshme ndërqeveritarë me Shqipërinë gjatë së cilës grup kapitulli i dytë i negociatave kushtuar tregut të përbashkët u çel.

Kapitujt që hapëm sot janë jetik për integrimin ekonomik të Shqipërisë në tregun e brendshëm të BE. Reformat e nevojshme do të rrisin mundësi tregtare dhe do ta bëjnë Shqipërinë më tërheqëse për investimet tuaja.

BE është e ardhme e mirë, e sigurt dhe e begatë, qysh që kur ne e kemi përjetuar në Poloni në 2004 dhe ata që janë larguar nga BE janë penduar.

Shpresoj që muajt e ardhshëm të kemi mundësi të zhvillojmë konferenca të tjera ndërqeveritare”, tha ministri Radosłaë Sikorski.