AKTUALITET, 3 Nëntor 2022, 16:57

"Postimet e Raqit kanë shumë pak like"/ Berisha nxjerr mesazhet: Si iu bë presion punonjësve në Korçë gjatë vizitës së Ramës

"Postimet e Raqit kanë shumë pak like"/ Berisha nxjerr
Mesazhet e denoncuara nga Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar disa mesazhe që thotë se u janë dërguar socialistëve të Korçës, ku iu është kërkuar përmes presionit të mbështesin me “pëlqime” në rrjetet sociale postimet e kryebashkiakut Sotiraq Filo, gjatë vizitës së kryeministrit Edi Rama.

Në mesazhet e publikuara nga Berisha, kordinatorëve socialistë u kërkohet që të informojnë punonjësit e Bashkisë Korçë t’i japin “like” postimeve të “Raqit”, pasi siç shkruan një prej tyre, “janë të identifikueshëm ata që nuk e kanë bërë”.

“Miq, nuk do ju besoni syve kur të lexoni për Raqin(Ramën)!! Sb”, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha teksa publikon edhe foton.

Mesazhet e publikuara nga Berisha:

Forwarded: Postimet e Raqit kanë shumë pak like, kështu që janë të identifikueshëm ata që nuk e kanë bërë. Ju lutem kordinatorëve tja përcjellin këtë gjë punonjësve

Forwarded: Katër postimet e sotme të Raqit likeeeeeeee pa përjashtim

Denis Qajo: E bëra të 4

Irena Bardho: Faleminderit shumë