AKTUALITET, 4 Prill 2025, 13:39

Hakeri/ ‘Shënjestroi’ Parlamentin, SHISH e institucione të tjera: Kush është 15-vjeçari që theu sigurinë e faqeve shtetërore, pse vendosi t’i bllokonte

Hakeri/ ‘Shënjestroi’ Parlamentin, SHISH e institucione të

Detaje të reja kanë dalë në dritë rreth një 15-vjeçari, i cili sipas hetimeve të autoriteteve është përgjegjës për ndërhyrjen në mënyrë të paautorizuar në të dhënat kompjuterike të disa institucioneve shtetërore (email-e dhe faqe zyrtare), duke shkaktuar ndërprerjen e funksionimit të tyre për periudha të caktuara kohore.

Mësohet se i mituri është me aftësi të veçanta dhe i apasionuar pas teknologjisë, ndërsa nuk ka lidhje me veprimtari kriminale sipas asaj që kanë zbuluar hetimet.

Në “shënjestrën” e tij ishin faqja e Parlamentit, ajo e Shërbimit Informativ Shtetëror si edhe institucione të tjera. Ai tentonte të merrte aksesin në e-mailet e këtyre faqeve dhe më pas t’i bllokonte.

Si rezultat i veprimtarisë së tij, 15-vjeçari arriti të merrte aksesin e dy faqeve, por duke arritur që vetëm t’i bllokonte ato.