TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Hakerat që sulmuan sistemet dixhitale të Shqipërisë, vijojnë publikimin e materialeve sekrete.
Publikimi më i fundit, përmban të dhëna për kreun e SHISH, Helidon Bendo.
Të dhënat përmbajnë hyrje daljet e Bendos në pika të ndryshme kufitare, të dhëna këto që i përmban sistemi TIMS. Gjithashtu ka të dhëna personale të tij, emrat e familjarëve, numra telefoni, numri i ID, adresa e shtëpisë, të dhënat e pasaportës dhe automjetet që ka në përdorim.
Gjithashtu janë publikuar fotografi të Bendos ndër vite.
Kujtojmë se hakerat publikuan gjithashtu numrat e telefonit të shtetasve shqiptarë dhe një numër të konsiderueshëm materialesh sekrete të Policisë së Shtetit, përfshirë emailet e ish drejtorit, Gledis Nano.
Qeveria e Shqipërisë ka fajësuar hakerat iranianë për sulmet dhe ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin.
Hakerat e lidhin sulmin e tyre me prezencën e anëtarëve të MEK në kampin e Manzës.
"Për sa kohë nuk frenoni aktivitetet terroriste të MEK dhe sa kohë nuk i mbani nën kontroll anëtarët e MEK, publikimet tona do të vijojnë. Nëse do të doni një Shqipëri të sigurtë, jepini fund jetës si në "garnizon" të banorëve të Durrësit dhe jepuni kënaqësinë të jetojnë një jetë urbane", thuhet në publikimin e hakerave në Telegram.