TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama u pyet nga një studente në një takim në Gjirokastër, lidhur me mbështetjen që do të japë qeveria për studentët që mbarojnë shkollën dhe duan të punësohen në fushën ku kanë studiuar dhe jo të punojnë në pastiçeri.
Rama tha se, jo të gjithë mund të punojnë në shtet, ndërsa foli dhe për të rinjtë që paguajnë 20 mijë paund për të ikur me gomone në Angli. Kryeministri tha se, për të gjithë ata që janë të vendosur t’i hyjnë detit me këmbë, këtu është më mirë se atje”.
Ndërsa tha se, nëse të rinjtë shqiptarë kanë 20 mijë paund për t’u larguar nga vendi, ato para t’i investojnë në vendin e tyre.
Studentja: Studentët po ikin se s’ka vend ku të punësohen dhe punojne ne embeltore si une. Na kërkojnë eksperiencë ndërkohë ne kemi dalë nga bankat e shkollës. Me ne çfarë do bëhet, ku është mbëshetja?
Edi Rama: Trajnimi që fola unë s’ka të bëjë me ëmbëltoren mund të punësohesh pa lëvizur nga vendi fare e mund të marrësh pagë që mund të jetë sa trefishi i pagës së kryetarit të bashkisë.
E dyta, këtu s’është çështja që të mbarosh shkollën e të punosh në ëmbëltore dhe pse ka plotë njerëz që mbarojnë shkollat marrin diploma dhe në botën e zhvilluar dhe punojnë dhe në ëmbëltore.
Duke u nisur nga shembujt konkretë jo nga teoritë, sot këtu në Gjirokastër kemi shembuj të rinjsh që kanë shkuar në fshat kanë hapur një sipërmarrje të vogël që rriet vit pas viti.
E treta nuk është shteti zgjidhja. Kur thoni fjalinë duhet të kesh eksperiencë kjo është përgjigja që jepet nga ligji i bërë shumë vite më parë që për të hyrë në adminisitratë duhet eksperiencë nuk mund të jetë shteti vendi ku punësohen të gjithë. Në shtet punësohen një pjesë e caktuar është gjithë hapësira e sektorit privat ku ka mundësira që kërkojnë patjetër sakrifica, durim, vendosmëri por nëse do ma thoshte të njëjtën gjë në Gjirokaster 5-6 vite më parë, do e ksiha të vështirë të përgjigjesha. Sot se kam se kemi parë e shohim përditë shembuj që shtohen.
Nuk ekziston dhe në botën më ideale që kush mbaron të gjithë të gjithë atyre shteti u jep punë, nuk ekziston, është vështirë nuk diskutohet,
Ne nuk jemi një vend me mundësi të pafundme, oferta është e kufizuar e kuptoj, por di të them e këtë, por shumë të rinj paguajnë 20 mijë paund për të shkuar ielgalisht në Angli por nëse ke 20 mijë paund ti mund të fillosh një biznes këtu.
E mund të bësh këtu shumë më tepër se sa do merrje atje, po të shkosh atje në dac të bardhë në dac në të zezë.
Unë nuk hyj te ata që thonë nuk duhet të ikin, jo, ne nuk jemi më në bunkerin e shokut Enver, jemi vendi hapur cdo i ri është në të drejtën e vet të kërkojë më shumë. Nuk ëshë kollaj e atje se pagat janë më të larta por ka më shumë detyrime e në cdo hap do fusësh dorën në xhep e do paguash.