AKTUALITET, 19 Tetor 2022, 18:46

“Krenar që ka qenë ‘shiks’ i kohës së zezë të 97-ës”- Rama sulmon pedagogun: S’ka asnjë shans të merret seriozisht në kërkesat e tij fyese për këtë situatë lufte

“Krenar që ka qenë ‘shiks’ i kohës së

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me protestën e pedagogëve, ndërsa i referohet Kreut të Sindikastës së Pedagogëve, Aleksandër Kovaçi si "shiks i kohës së zezë të 1997-ës".

Me anë të një postimi në twitter, kryeministri Rama shkruan se Kovaçi është i maskuar si sindikalist dhe nuk ka asnjë shans që të merret seriozisht në kërkesat e tij fyese për këtë situatë lufte.

“Krenar që ka qenë shiks i kohës së zezë të 97-ës le të jetë sa të dojë, po një shiks i maskuar si sindikalist për të importuar zullumin e nongratave e të rublave në hapësirën universitare, s’ka asnjë shans të merret seriozisht në kërkesat e tij fyese për këtë situatë lufte!”, shkruan Rama.

Më herët Kovaçi në një intervistë për News24 u shpreh se e ka për nder që ka punuar në atë institucion, SHIK-un e dikurshëm, duke theksuar se “kam kontribuuar për atë institucion për një periudhë më shumë se 2-vjeçare dhe kam punuar për atë kryeministër dhe ka marrë shpërblim ai departament për punën e shkëlqyer nga Rama. E quaj për nder që kam punuar në një institucion serioz dhe shpresoj që të jetë dhe sot një institucion serioz.