AKTUALITET, 19 Tetor 2022, 17:25

"Lum nëna që të ka bërë!"/ Gruaja në Gjirokastër ekzaltohet nga prezenca e Ramës: Të mirat e tua do të kënaqin popullin!

"Lum nëna që të ka bërë!"/ Gruaja në

Edi Rama është ndaluar në pazarin e Gjirokastrës, nga një grua mjaft e emocionuar nga prezenca e tij, e cila për pak sa nuk kaloi në gjendje të fikti kur e pa. 

Gruaja ka shpërthyer në lavde jo vetëm për udhëheqësin, por edhe për nënën e tij të ndjerë, që ka meritën e madhe, që e lindi! 

Ajo ka deklaruar se "të mirat e Edi Ramës do të vijnë", sigurisht në të ardhmen jo shumë të largët dhe se populli do të kënaqet prej tyre! 

"Lum nëna që të ka bërë. Edhe kështu qëndro i fortë. 

Të durojmë edhe pak se të mirat e Edi Ramës do vijnë, që të kënaqet i gjithë populli”, ka thënë gruaja teksa po e përkëdhelte kryeministrin.