TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në takimin e kryetarët e degëve Tiranë prezantoi dy pikat e rendit të ditës, që sipas tij janë themelore. "Primare dhe protesta, protesta dhe primare", tha Berisha për aksionin opozitar.
Berisha u shpreh se, qytetarët me të drejtë pyesin pse janë shtyrë protestat, por theksoi se “ne vijmë si një forcë politike që kemi premtuar ndryshuar dhe konkretizojmë një hov të madh, është zbatimi i primareve në zgjedhjen e qytetarëve të parë dhe këshilltarëve”.
Përveç kandidatëve për kryetar bashkie, ish-kryeministri u shpreh se po gjejnë formulën edhe për këshilltarët.
“Sot dy janë çështjet më themelore të PD për veten dhe Shqipërinë, primaret dhe protestat, protestat dhe primaret. Unë kam bindjen se nga mëngjesi deri në darkë shumica e atyre që ju takoni ju pyesin se ku i keni protestat, pse iu shtytë protestat?
Ata kanë shumë të drejtë, por nga ana tjetër ne vijmë si një forcë politike që kemi premtuar ndryshuar dhe konkretizojmë një hov të madh, është zbatimi i primareve në zgjedhjen e qytetarëve të parë dhe këshilltarëve, por gjejmë edhe formulën për këshilltarët, në mënyrë që zotimin tonë para shqiptarëve ta shndërrojmë në realitet me gjithë vështirësitë dhe objeksionet që kemi.
Me bindjen më të thellë ky është një zhvillim i rëndësishëm për të sotmen dhe të ardhmen e Shqipërisë. Por të kemi parasysh sesi në këtë vend vota u përjashtua nga partitë dhe shoqëria, rikthimi i saj është vendimtar për të ardhmen tonë dhe të Shqipërisë.
Kështu që për një gjë, ndjehem i lehtësuar. Kjo parti nga dhjetori deri në sot ka votuar më shumë se kurrë. Nuk do të reshturi për të konsoliduar votën e lirë”, tha ndër të tjera Berisha.