AKTUALITET, 19 Tetor 2022, 18:08

“Zëri i pedagogëve duhet dëgjuar me shumë përulësi”- Ilir Meta: Shurdhëria e Qeverisë, e papranueshme! Mjaft denigrimit neokomunist

“Zëri i pedagogëve duhet dëgjuar me shumë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar në lidhje me protestën e pedagogëve, duke thënë se zëri i tyre duhet të dëgjohet me përulësi.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Meta shprehet se është e papranueshme arroganca e qeverisë.

“Zëri i pedagogëve duhet dëgjuar me shumë përulësi. Kërkesat e tyre për paga dinjitoze sa të kolegëve në Kosovë janë të drejta dhe plotësisht të realizueshme.

Arroganca dhe shurdhëria e Qeverisë është e papranueshme.

Dëgjoni krahasimin e sjellë me dhembje nga Prof.Asc.Dr. i Shkencave të Matematikës i specializuar në Universitetet më të mira të botës, ish-Ambasadorin e shkëlqyer të Shqipërisë në Slloveni, Sandër Kovaçi për të kuptuar revoltën e pedagogëve në mbarë vendin. Solidaritet dhe mbështetje për të dhe të gjithë pedagogët në protestë deri në plotësimin e kërkesave!

Mjaft denigrimit neokomunist të individëve për të mbuluar faktet që ulërasin fort për gjendjen e mjeruar të universiteteve”, shkruan Meta.