TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dy të rinj janë arrestuar nga policia pasi dyshohen si autorë të disa vjedhjeve. Policia thotë se njëri nga personat e arrestuar ka qenë më parë i dënuar.
Njoftimi:
Vodhën një biznes në Kamëz, falë veprimeve të shpejta hetimore identifikohen, lokalizohen dhe vihen në pranga 2 autorët e dyshuar.
Njëri nga shtetasit e arrestuar, i dënuar më parë për vjedhje.
Zbardhen edhe 2 vjedhje të tjera, të ndodhura më parë, të kryera nga këta 2 shtetas.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kamëz, menjëherë pas njoftimit të marrë dje për një rast vjedhjeje të ndodhur në një biznes në Kamëz, organizuan punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e autorëve.
Falë reagimit të menjëhershëm dhe veprimeve të shpejta hetimore, në kuadër të operacionit policor “Together”, u bë identifikimi dhe arrestimi i shtetasit A. S., 21 vjeç, banues në Kamëz, i dënuar më parë për vjedhje, si dhe i një shtetasi 18-vjeçar.
Dje, këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur produkte dhe shuma parash në një subjekt tregtar.
Nga veprimet hetimore është bërë e mundur edhe zbardhja dhe dokumentimi i autorësisë për 2 vjedhje të tjera të ndodhura më parë, të kryera nga këta dy shtetas, konkretisht:
Më datë 18.11.2025 dhe 29.01.2026, këta shtetas dyshohet se kanë vjedhur shuma parash në 2 biznese.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.