TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident automobilistik ka ndodhur pak momente më parë në rrugën që lidh Vlorën me Selenicën.
Burimet nga policia bëjnë me dije se pranë fshatit Alikokë janë përplasur dy makina. Shkak mendohet të ketë qenë shpejtësia, por edhe prezenca e lagështisë në rrugë.
Si rrjedhojë e aksidentit ka mbetur e plagosur një vajzë e cila është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës. Ajo raportohet të ketë plagë të shumta dhe është dërguar për ndihmë mjekësore.
Njëra nga makinat është plotësisht e shkatërruar në pjesën e përparme, ndërsa tjetra ka përfunduar në një kanal anash rrugës.