TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tolentino, në provincën e Maceratës (Itali), ku një 45-vjeçare është vrarë me thikë në sy të kalimtarëve, në parkun e rrugës Bennaduci. Autori i dyshuar është ish-bashkëshorti i saj.
Sipas raportimeve, vrasja ndodhi pak para orës 20:00, në një zonë shumë të frekuentuar të qytetit, ku disa persona dyshohet se kanë qenë dëshmitarë të skenës tragjike.
Viktima Gentiana Hudhra, 45 vjeç ishte nënë e dy fëmijëve të rritur 21 dhe 23 vjeç. Ajo punonte si kujdestare (badante) dhe ishte duke shkuar në punë për turnin e natës kur u sulmua nga ish-burri.
Sipas dëshmive, burri ka vazhduar ta godasë me shkelma edhe pasi ajo ishte rrëzuar në tokë. Një dëshmitare tha:
“Dëgjova një britmë dhe dola nga lokali. Gruaja ishte përtokë dhe ai e qëllonte me shkelma. Pastaj u ul në një stol dhe tha ‘bëra atë që duhej’.”
Autori i dyshuar nuk ka bërë rezistencë kur kanë mbërritur karabinierët dhe është ndaluar në vendngjarje. Ai u gjet i ulur në një stol dhe është mbajtur nën mbikëqyrje në pritje të prokurorit të çështjes.
Mediat italiane raportojnë se burri mund të ketë pasur probleme të shëndetit mendor.
Ndërkohë, për fëmijët e viktimës, tashmë të rritur, janë aktivizuar shërbimet sociale për mbështetje psikologjike.