TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Rekursi i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është regjistruar për shqyrtim në Gjykatën e Lartë.
Sipas njoftimit zyrtar të publikuar në faqen e kësaj gjykate, gjyqtarja Albana Boksi është caktuar si relatore e çështjes që do të shqyrtojë rekursin e paraqitur nga Veliaj.
Procesi kalon tashmë në fazën e shqyrtimit të dokumentacionit dhe vendimmarrjes mbi vijueshmërinë procedurale.

Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”. Bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa është lënë në masë sigurimi "detyrim paraqitje".