TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për të njohur statutin e Kuvendit të 11 Dhjetorit, përfaqësuesi ligjor i Komisionit të Rithemelimit, Ivi Kaso deklaroi se gjykata i ktheu vulën dhe selinë demokratëve duke njohur shkarkimin e Bashës dhe Kryesisë.
“Gjykata vendosi tu kthente demokratëve partinë e tyre, selinë siglën dhe simbolet e marra peng. Sot Gjykata u ktheu demokratëve partinë e tyre, duke njohur Kuvendin e 11 dhjetorit.
Gjykata njohu shkarkimin e Lulzim Bashës dhe mosnjohjen e konstituimit të Kryesisë dhe Sekretariatit. U njoh Komisioni i Rithemelimit deri në Kuvendin e ardhshëm të 30 prillit.
Është çertifikuar ajo që kemi thënë që firmat ishin aty. Është një vendimarrje e vonuar sepse duhet të ishte marrë para 1 muaji, por më mirë vonë se kurrë”, tha Kaso.